Dalja në zgjedhje deri në orën 16:00

16:13 | 17 Tetor 2021

Zgjedhjet lokale janë duke u zhvilluar në vendin tonë.

Që nga ora 07:00 thuajse të gjitha pikat e vendvotimit janë hapur. Shumë prej qytetarëve tashmë kanë kryer obligimin e tyre për votim, ndërsa mbetet të shihet se sa do të jetë dalja në votime e përgjithshme deri në ora 19:00.

Deri në ora 16:00, kanë votuar gjithsej 26.89% e qytetarëve, apo 506 mijë e 997 prej tyre.

Në të dhënat e publikuara tashmë nga KQZ theksohet se votues në listën e votuesve janë gjithsej 1.885.448.

Komento: