
Pritjet po vazhdojnë të jenë të theksuara në disa pika kufitare të Kosovës, sidomos në dalje të vendit.
Sipas të dhënave të fundit, në Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 60 minuta.
Ndërkohë, në dalje te Dheu i Bardhë është krijuar edhe kolonë e gjatë rreth 150 metrash, ndërsa te Muçibaba kolona arrin në rreth 500 metra.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi paraqitet më i lehtë, me pritje kryesisht nga disa minuta, bëhet e ditur në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.