Dallaveret me çmimin e naftës, fillon hetimi ndaj 16 kompanive të derivateve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dallaveret me çmimin e naftës, fillon hetimi ndaj 16 kompanive të derivateve

16:22 | 15 Shkurt 2019

Ka filluar hetimi ndaj 16 ndërmarrjeve nën dyshimet për marrëveshjen e fshehtë.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sot ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj 16 ndërmarrjeve nën dyshimet për marrëveshjen e fshehtë për çmimet e naftës dhe benzinës.

Në këtë institucion kanë deklaruar se gjatë procesit të monitorimit në sektorin e naftës kanë vërejtur se ka mos reflektim të uljes së çmimit të naftës dhe derivateve të naftës kur ka lëvizje të çmimit, ulje apo ngritje, të këtij produkti në berëza.

Për këtë arsye, Komisioni i AKK-së ka vendosur që të fillojë procedurën e thelluar hetimore në tregun përkatës për të vërtetuar pretendimin mbi dyshimet nëse ka marrëveshje, koordinim, praktikë të bashkërenduar apo sjellje paralele në treg për fiksimin e çmimeve të naftës dhe benzinës ndërmjet ndërmarrjeve që janë objekt hetimi për këtë rast.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot, me daten 15.02.2019 në mbledhjen e mbajtur te Komisionit te Autoritetit Kosovar te Konkurrences u vendos si ne vijim:

I. Për fillimin e procedurës hetimore për shkak të dyshimeve të bazuara për ç’rregullim të konkurrencës në tregun e derivateve të naftës në kundërshtim me nenin 4 “Marrëveshje të ndaluar” dhe nenin 11 “Abuzim me pozitën dominuese”, ndaj këtyre ndërmarrjeve:

1. HIB PETROL Shpk Nr. Fiskal: 600015376, adresa: Talinovc i Muhaxherëve – Komuna e Ferizajt.

2. AL – PETROL Shpk Nr. Fiskal: 600029848, adresa: Vragoli – Komuna e Fushë Kosovës.

3. EX FIS Shpk Nr. Fiskal: 600090328, adresa: Sheshi Bill Klinton, Komuna e Prishtinës.

4. LAB – OIL Shpk Nr. Fiskal: 600213722, adresa: Preoc, Magjistralja Prishtinë – Shkup, Komuna e Graçanicës.

5. IP – KOS Shpk Nr. Fiskal: 601054448, adresa: Rr. Elez Berisha Nr. 20, Komuna e Prishtinës.
6. PETROL COMPANY Shpk Nr. Fiskal: 600118120, adresa: Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë, Komuna e Prishtinës.

7. ALBA PETROL GROUP Shpk Nr. Fiskal: 601736624, adresa: Rr. Rexhep Bislimi Pn, Komuna e Vitisë.

8. ALFA TRADE Shpk Nr. Fiskal: 600224050, adresa: Klinë e Poshtme, Komuna e Skenderajt.

9. KASTRATI – GROUP Shpk Nr. Fiskal: 601634323, adresa: Jagnela, Komuna e Prishtinës.

10. PATRONI Shpk Nr. Fiskal: 601543186, adresa: Miradi e Ulët, Komuna e Fushë Kosovës.

11. BENITA COMPANY Shpk Nr. Fiskal: 600233308, adresa: Gremnik, Komuna e Klinës.

12. N.P.T IBRAHIMI Nr. Fiskal: 600052469, adresa: Muzeqinë, Komuna e Shtimes.
13. BLU OIL Shpk Nr. regjistrimit: 810133041, adresë: Drenoc, Komuna e Malishevës.
14. PETROL OTI SLOVENIJA L.L.C Nr. Fiskal: 600112370, adresa: Magjistralja, Prishtinë – Mitrovicë, Komuna e Prishtinës.

15. VEDA -2 PETROLL Shpk Nr. Fiskal: 600215538, adresa: Rr. 4 Korriku, Komuna e Vitisë.

16. N.P.T. FAT OIL Shpk Nr. Fiskal: 600898623, adresa: Magjistralja Prizren – Gjakovë, Xërxë, Komuna e Rahovecit.

II. Gjatë monitorimit në tregun përkatës në sektorin e naftës lidhur me rastin, takimeve të zhvilluara me palët të cilët merren me importin, blerjen dhe shitjen e derivateve të naftës me shumicë dhe pakicë, analizimit dhe vlerësimit të të dhënave të grumbulluara gjatë monitorimit, dokumentacioni i siguruar nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, MTI, MF, si dhe konsultimit me rregullativën ligjore që i rregullon këto çështje Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nxjerrë strukturën e tregut të ndërmarrjeve të cilat tregtojnë dhe importojnë derivate të naftës me shumicë dhe pakicë, për ndërmarrjet të cilat kanë ndikim të ndjeshëm në sektorin e tregut të naftës.

Përkitazi me këtë, Komisioni i AKK-së ka vendosur të fillojë procedurën e thelluar hetimore në tregun përkatës për të vërtetuar pretendimin mbi dyshimet nëse ka marrëveshje, koordinim, praktikë të bashkërenduar apo sjellje paralele në treg për fiksimin e çmimeve të naftës dhe benzinës ndërmjet ndërmarrjeve që janë objekt hetimi për këtë rast.

Autoriteti në procesin e monitorimit në sektorin e naftës në Republikën e Kosovës ka vërejtur se ka mos reflektim të uljes së çmimit të naftës dhe derivateve të naftës kur ka lëvizje të çmimit, ulje apo ngritje, të këtij produkti në berëza.

Komento: