Dallaveret me patenta shoferi, Gjykata merr vendimi për disa persona

15:38 | 03 December 2019

Merret vendimi për personat e përfshirë në dallavere me patent shofer.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore që të zëvendësojë masën e mbajtjes për disa persona të përfshirë në rastin me patenta shoferi. Express ka siguruar vendimin e Gjykatës

Në këtë vendim shkruan se aprovohet propozimi i Prokurorisë Themelore për të zëvendësuar masën e arr estit shtëpiak në masën e paraqitjes në stacion policor.

Ky vendim është marrë për: Filiz Krasniqin (drejtoreshë e Departamentit për Patenta Shoferi), Naser Llugaliun (koordinator për patenta shoferi në Ministrinë e Infrastrukturës), Filloreta Ajvazin, Fejzullah Ejupin, (zyrtarë administrativë) e Flora Ferizin.

Të pandehurit obligohen të paraqiten çdo të hënë në orën 08:00 në stacionin më të afërt policor.

Derisa këtyre u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor, kjo kërkesë që është propozuar edhe për dy të pandehurit, Avdush Topallin dhe Premtim Topallin, është refuzuar nga Gjykata.

Prokuroria me datë 29 nëntor kishte kërkuar që t’u ndërrohet masa 16 të pandehurve. Gjykata e kishte vlerësuar si pjesërisht të bazuar këtë kërkesë.

Në korrik të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë. Shumica nga të arrestuarit kishin qenë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Komento: