“Dallaveret me prona”: Të dyshuarit nuk do të qëndrojnë prapa grilave

20:35 | 07 Maj 2026
“dallaveret-me-prona”:-te-dyshuarit-nuk-do-te-qendrojne-prapa-grilave

Pesë të dyshuarit për dallaveret me prona nuk do të qëndrojnë prapa grilave.

Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, pasi që e refuzoi kërkesën për paraburgim të prokurorisë.

Kjo masë, do të zëvendësohet me detyrim të paraqitjes në stacionin policor.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i kësaj gjykate Marcel Lekaj.

“Është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion”, tha Lekaj./kk

Komento: