Dalldiset Bilall Sherifi, thotë se Nisma pas zgjedhjeve do t’i ketë 10 deputetë

14:43 | 09 Gusht 2019

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, vendi pritet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar sot nënshkrimet e saja për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

Madje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Nisma në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë 10 mandate të deputetit. Parashikim ky paksa i tepruar nga deputeti Sherifi.

Ky është postimi i plotë i Sherifit në Facebook:

Sipas marrëveshjes mes partive politike Grupi Parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate sot i dorëzoi nënshkrimet e deputëve për mbajtjen e seancës të caktuar për 22 gusht 2019.

Në këtë seancë të fundit deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI.

Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!

Komento: