Dallgë të furishme godasin Vlorën, dëmtohen disa varka peshkimi

10:08 | 24 December 2019

Mot i ligë ka goditur këto ditë bregdetin shqiptar të jugut.

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të shumta shiu dhe stuhi ere, çka ka bërë që situata në vendet bregdetare të komplikohet.

Kësisoj këtë të martë në Vlorë, anijet dhe varkat e peshkimit janë përplasur me kalatën në port për shkak të dallgëzimit në det.

Në Radhimë dhe Orikum po ashtu, janë dëmtuar disa varka peshkimi.

Shikoni pamjet me poshtë…

Komento: