
Mosuniteti politik sjell edhe dallimet mes SHBA-së e BE-së për dialogun.
Përballja me pandeminë e situata politike në vend kanë bërë që të jetë e paqartë koha e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga zyrtarë amerikanë, një gjë e tillë është paralajmëruar se do të ndodhë brenda një kohe të shkurtër, derisa nga BE-ja deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim.
Sipas Augustin Palokajt, dallimet mes BE-së dhe SHBA-së lidhur me këtë proces janë vënë në pah pas devijimit, siç ka thënë ai të bisedimeve Kosovë-Serbi.
Kurse Demush Shasha nga Instituti EPIK, përçarjen e BE-së dhe SHBA-së lidhur me dialogun e sheh si zhvillim të paprecedentë, raporton KOHA.
Në anën tjetër, nga Grupi për Studime Politike e Juridike vlerësojnë se me emërimin e emisarit Miroslav Lajcak nga BE-ja, është bërë i ditur fokusi i saj në procesin e dialogut.
KOHA ka pyetur edhe Zyrën e ambasadorit amerikan, Richard Grenell, lidhur me pozitën e SHBA-së dhe bashkëpunimin me BE-në në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Por Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit të posaçëm të presidentit, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që si përgjigje të referohemi tek tweet-i i emisarit, në të cilin paralajmërohet rifillimi i bisedimeve.
Pyetje lidhur me dallimet mes tyre, KOHA ka përcjellë edhe në adresë të Bashkimit Evropian, por gjatë së mërkurës nuk ka marrë përgjigje.