Dani Alves: E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo tha po

19:43 | 29 April 2023

Dani Alves deklaroi në mënyrë konsensuale se ishte marrëdhënie seksuale me të renë në dëshminë e tij.

39-vjeçari më 17 prill doli sërish para gjykatësit për të dhënë dëshmi në kuadër të denoncimit për sulm seksual ndaj një 23-vjeçareje në Barcelonë dhe Cadena Ser publikoi një pjesë të dëshmisë së futbollistit.

Alves, i cili ka mbetur në paraburgim në burgun e qytetit spanjoll që nga 20 janari, pohoi se viktima e supozuar ishte në humor të mirë dhe se ajo që ndodhi kishte pëlqimin e saj.

“E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo më tha po”, tha fillimisht Dani Alves dhe vazhdoi: “Gjendjen e saj të mirë e vura re nga mënyra se si kërcente, si më afrohej, si ndërronim pozicionet. I thashë ta transferonte atmosferën në banjë. Më tha që po, nuk kishte asnjë problem. I thashë se do të shkoja i pari dhe do ta prisja brenda”, ishin fjalët e ish-futbollistit të Barcelonës.

Komento: