Dani Alves tregon se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dani Alves tregon se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën

11:13 | 27 Janar 2019

Duket se e ardhmja e Dani Alves nuk është e qartë.

“L’Equipe” shkruan se braziliani është i vendosur që të vazhdojë rrugëtimin e tij me kampionët e Francës.

Ish anëtari i Barcelonës ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Thomas Tuchel, duke ndihmuar në të gjitha aspektet.

Me lëndimin e Verrattit dhe mos gatishmërinë e Rabiot për lojë, Alves është inkuadruar edhe në repartin e mesfushës.

35 vjeçarit ende nuk i është ofruar një kontratë e re, mirëpo thuhet se ai ka ndarë mendjen dhe ta pranojë një të tillë nëse i ofrohet.

Komento: