Serwer – Bërnabiqit: Nuk keni të drejtë të paguani njerëz për ta destabilizuar shtetin fqinj.
Daniel Serwer i thotë Ana Bërnabiqit, se si Kryeministre e Serbisë, nuk ka të drejtë të fusë njerëz në lista të pagave të shtetit të saj, për ta destabilizuar Kosovën.
Profesori amerikan, Daniel Serwer, është përfshirë të një debat me Kryeministren serb, Ana Bërnabiq në Twitter, e cila vazhdimisht polemizon me këdo që nuk i jep të drejtë Serbisë në veprimet e saj.
Serwer i ka thënë Bërnabiqit që askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme. Dhe, kjo nuk do të thotë se serbëve të Kosovës u ndalohet të protestojnë paqësisht për kërkesat e tyre.
“E dashura Ana Bërnabiq, askush nuk e vë në dyshim të drejtën e serbëve të Kosovës për të protestuar paqësisht, por nuk është asnjë e drejtë për të bllokuar rrugë, sulmuar policinë dhe për të rrezikuar sigurinë publike. Dhe, nuk keni të drejtë si Kryeministre e Serbisë të fusni njerëz në listë pagesash për ta destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer.
Serëer këtë koment e ka bashkëngjitur te disa replika mes kryeministres serbe dhe ish-diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili i ka thënë asaj se kërkesat e serbëve që Bërnabiq ia numëroi, nuk mund të përdorën për nxitje të dhunës.