Kosova dhe Danimarka me 21 mars do të luajnë një ndeshje miqësore në Prishtinë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë nikoqire e Danimarkës më 21 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Megjithatë, Kombëtarja daneze që ishte pjesë e Kampionatit Botëror që u mbajt në Rusi, një stërvitje do ta kryejë në një tjetër qytet të Kosovës.
Zyrtarë të Danimarkës kanë inspektuar stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas dhe me gjasë kjo Kombëtare do të stërvitet aty para sfidës me Kosovën, shkruan Gazeta Sheshi, përcjell Gazeta Olle.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shumë tifozë që të shikojnë yjet e futbollit botëror teksa zberesin në stadiumin e liderit të Ipko Superligës.