Kosova dhe Danimarka do të luajnë ndeshje miqësore me 21 mars në Prishtinë.
Danimarka e ka publikuar sot listën për miqësoren me Kosovën dhe ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020 me Zvicrën, të cilat do t’i luajë këtë muaj.
Përfaqësuesja e Danimarkës e ka publikuar listën e dy ndeshjeve të marsit, shkruan Gazeta Express.
Danezët do të luajnë më 21 mars me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe më pas me Zvicrën pesë ditë më vonë në kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Danimarka do të vijë në Prishtinë me plot yje, përfshirë këtu futbollistin e Tottenhamit, Christian Eriksen, por edhe mbrojtësin Simon Kjaer e portierin Kasper Schmeichel.
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në mars, kundër Danimarkës më 21 mars në ndeshje miqësore dhe më 25 mars ndaj Bullgarisë në kualifikimet e Evropianit 2020.
Përzgjedhësi Bernard Challandes nuk e ka publikuar ende listën e “Dardanëve”.
Një gjë të tillë pritet ta bëjë në ditët në vijim.