Dardan Gashi bëhet sërish baba, mësohet gjinia e foshnjës

13:02 | 09 February 2019

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Daradan Gashi është bërë sërish baba.

Jon Gashi erdhi në jetë të hënën më ‪04.02.2019‬. Ai është djali i dytë i zv. Kryeministrit Dardan Gashi dhe bashkëshortes së tij Jehona Gashi. Ata që të dy dolën nga qendra më e madhe spitalore në Kosovë shëndosh e mirë dy ditë pas.

“Përvoja me neglizhencën e spitaleve private gjatë lindjes së djalit të parë, Ulkut, na bëri që të mos kemi kurfarë dileme në zgjedhjen për të kryer lindjen e Jonit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe nga përvoja e së hënës, u përforcua bindja se ky institucion mbetet vendi më i sigurtë për të sjellur në jetë kosovarët e rinj.

Në emrin tim personal, dhe të znj. Gashi, duke mos patur mundësi që ti falenderojmë gjithë pjesëtarët e stafit të Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë për përkushtimin e tyre maksimal dhe profesionalizmin, duam që të të paktën të shprehim mirënjohje për drejtoreshën e Klinikës së Gjinekologjisë, Prof. Dr. Myrvete Paçarada të cilës po ashtu i urojmë një pension të mbare dhe falenderojmë për punën e saj shumëvjeçare në këtë instucion, drejtorin e Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci, gjinekolokun dr. Afrim Veliun, anesteziologun dr. Muhametin, kryeinfermieren e repartit intenziv si dhe motrat medicinale Bulen dhe Bedën të cilat ishin të palodhshme me të gjithë pacientët e shtrirë gjatë kohës së ardhjës në jetë të Jonit” ka qenë mesazhi i Dardan Gashit.

Komento: