Dardan Gashi është bërë pjesë e Nismës.
Ministri në detyrë i Diasporës, Dardan Gashi ka konfirmuar se tashmë është pjesë e Nismës Social Demokrate të Fatmir Limajt.
“Po jam anëtar i Nismës, kemi pasur bashkëpunim të ngushtë që sa kohë”, me këtë parti, ka thënë Gashi për Express.
I njejti ndërkaq, nuk është përgjigjur në pyetjen se a do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, si dhe për lajmet se atij Limaj i ka ofruar një pozitë të rëndësishme siç është ajo e pozitës së nënkryetarit.
Gashi u pa sot gjatë nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor në mes të partisë së Fatmir Limajt, Nisma-s për Kosovën dhe asaj të Behgjet Pacollit Aleanca Kosova e Re.
Zëvendëskryeministri i katërt në detyrë i Kosovës dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ishte bartës i Listës Rugova të cilës ende nuk i dihet fati dhe statusi.