Dardan Gashi nuk ka aderuar në partinë NISMA.
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi pas lajmeve se ka dalë në partinë Nisma SocialDemokrate të Fatmir Limaj ka folur për Gazetën Express. Gashi po thotë se ka bashkëpunuar ngushtë më Limajn, e që do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen.
Sa i përket lajmeve që ka dalë në partinë Nisma, e që iu është ofruar pozita e nënkryetarit në një përgjigje për Gazetën Express, zëvendëskryeministri e ministry, Dardan Gashi po e mohon një gjë të tillë.
“Unë kam bashkëpunuar ngushtë me zotin Limaj dhe Nismën dhe besoj që do të bahskëpunojmë po aq ngushtë edhe në të ardhmën! Për detaje tjera do të ju informoj me kohë”, ka thënë Gashi.
Se nuk e ka braktistur ende Lisën Rugova, të paktën jo zyrtarisht po e mohojnë edhe në partinë e Fatmir Limajt.
Në një përgjigje për Express, Endrit Shala, Ministër i Tregtisë po thotë se ky nuk është lajm i vërtetë.
Zëvendës-kryeministri i katërt në detyrë i Kosovës dhe njëherit ministri i Diasporës, Dardan Gashi ishte bartës i Listës Rugova të cilës ende nuk i dihet fati dhe statusi i saj.