Dardan Molliqaj e përsërit: Unë jam ateist, nuk pres vota prej besimtarëve

23:40 | 31 October 2022

Molliqaj e përsërit: Unë jam ateist, nuk pres vota prej besimtarëve.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se pas deklaratës se është ateist nuk pret më vota nga besimtarët.

Ai ka thënë se nuk është kundër asnjë feje, duke shtuar se PSD-ja nuk është parti ateiste, por sekulariste.

“Unë nuk jam kundër fesë as myslimane, as asaj katolike. Për mua është e rëndësishme ajo që e kam thanë, unë jam ateist, por PSD-ja nuk është ateiste, PSD-ja është sekulariste…Unë nuk pres vota prej besimtarëve, pas kësaj deklarate”, ka thënë ai në Kanal 10, të hënën.

Po ashtu Molliqaj ka thënë se në Kosovë ekziston islamofobia, por edhe Islami Politik, sipas tij të dyjat këto janë të dëmshme për shoqërinë.

Molliqaj në emisionin “Prizma” të T7 kishte deklaruar se është ateist, deklarata e tij ishte komentuar shumë nëpër rrjetet sociale.

Komento: