Dardan Molliqaj: Kryetari i ri i KQZ-së trashëgoi pasuri të mëdha nga ish-regjimi jugosllav

18:07 | 15 Qershor 2021

Kryetari i PSD-së, ka thënë se kreu i ri KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka trashëguar pasuri të luajtshme e të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga prindit e tij, që sipas tij janë funksionarë të ish-sistemit.

Madje, me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është pikërisht arsyeja pse personi në fjalë është bërë edhe kryesues i KQZ-së, duke hedhur kështu paralele mes rastit të tij dhe rastit të emërimit konsull të djalit të Haxhi Shalës.

Mirëpo, dallimi, sipas Molliqajt është fakti se sipas tij, prindërit e Radoniqit prej nga buron edhe pasuria e tij, vijnë nga një sistem i huaj dhe pushtues, teksa në rastin e Haxhi Shalës, ka të bëjh me një projekt çlirimitar që u korruptua nga neoliberalizmi.

“Ka një dallim themelor midis tyre: të parit privilegjet e pasuria i burojnë nga një sistem i huaj, pushtues dhe jo demokratik; I dyti vjen nga projekt një çlirimtar, fatkeqesisht i korruptuar nga neoliberalizmi duke rrëshqitur në privatizime e përfitime klanore. Asnjëri nga këta nuk është zgjidhja as modeli. Porse dallimi midis tyre është thelbësor. Kush arsyeton se në vakt të Titos këto punë bëheshin me letra është rob i formalizmit. Ai vakt ishte vakt pushtimi. Kryeministër, presidente, a dëgjuat?!”, ka shkruajtur Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Prindin nuk e zgjedh askush. Prej kësaj buron pafajësia nga bëmat e tij, dhe letra e bardhë nga trashëgimia e tij politike.

Por ama, pafajësia nuk është subjektivitet. Askush nuk është i lirë nga familja nëse nuk e shpalos veten ta ndërtojë bashkë me të tjerët, tjetër botë. Familja është riprodhim jo vetëm biologjik, por edhe material e ideologjik.

Fillimi i asnjërit prej nesh nuk ishte prej hiqit. Të kesh qenë fëmijë i funksionarit janë gjasat tejet të mëdha për t’i trashëguar pasuritë e tij të luajtshme e të paluajtshme. Është e sigurtë se do të gëzosh privilegje shkollimi e mundësi të zgjedhura punësimi.

Trashëgimi i privilegjeve veçse na e kujton se pabarazia është historike sa edhe aktuale. Është fenomen padrejtësie që do luftuar, pavarësisht për kë flasim.

Kryesuesi i KQZ-së, z.Radoniqi paska pasuri të mëdha të trashëguara nga ish sistemi. Mbi këtë bazë politike ai u bë edhe Kryesues. Nga pikëpamja e trashëgimit të privilegjeve nuk ishte ndryshe biri i Haxhi Shalës. Edhe ai kishte kualifikime sa te thuash.

Ka një dallim themelor midis tyre: të parit privilegjet e pasuria i burojnë nga një sistem i huaj, pushtues dhe jo demokratik; I dyti vjen nga projekt një çlirimtar, fatkeqesisht i korruptuar nga neoliberalizmi duke rrëshqitur në privatizime e përfitime klanore. Asnjëri nga këta nuk është zgjidhja as modeli. Porse dallimi midis tyre është thelbësor. Kush arsyeton se në vakt të Titos këto punë bëheshin me letra është rob i formalizmit. Ai vakt ishte vakt pushtimi. Kryeministër, presidente, a dëgjuat?!

Komento: