Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth seancës së radhës në Gjykatën Speciale për ish krerët e UÇK-së, e cila do të mbahet më 17 shkurt.
Molliqaj ka shkruar se dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtarë po përputhet irnokisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale.
“Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale. Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale. Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Molliqaj.
Sipas kreut të PSD-së, në këtë 17 shkurt nuk kemi festë.
“Kjo datë thërret për reagimin e secilit. Ata mbrojtën vendin, ne duhet t’i mbrojmë ata edhe me këtë datë.” – përfundon Molliqaj.