Dardan Molliqaj tregon se kur nuk mund ta ndalin Hashim Thaçin

21:12 | 17 Dhjetor 2018

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nëse në bisedime vjen presidenti serb Aleksandër Vuçiq, atëherë s’mund ta ndalojmë presidenti Hashim Thaçi.

Molliqaj, ka folur për rezolutën dhe projektligjin e propozuar nga partia e tij për dialogun përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.

Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pa lejen e Ekipit Negociator, të miratuar nga Qeveria e Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, s’mund të bisedojë me Serbinë.

Megjithatë, Molliqaj ka thënë se nëse në bisedime vjen presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentit Thaçi, si homolog i tij, s’mund t’i ndalohet pjesëmarrja.

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se PSD do të tërhiqej nga dialogu, nëse Thaçi do të bisedonte me Serbinë pa leje.

“Nëse presidenti Thaçi ka takim në kuadër të procesit të dialogut… pa dakordimin e delegacionit, PSD’ja nuk do të jetë pjesë e dialogut”, është shprehur ai.

Komento: