Dardan Sejdiu zbulon se çfarë ndodhi mes tij e Kujtim Shalës

23:42 | 17 Dhjetor 2018

Dardan Sejdiu tregon prapaskenat: Ja çfarë ndodhi mes meje e Kujtim Shalës.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu tregon prapaskenat se çfarë ndodhi mes tij e deputetit të LDK-së,e Kujtim Shalës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për përplasjen e raportuar mes tij dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, të shtunën që lamë pas.

Sejdiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ajo që ka ndodhur “nuk ishte diçka serioze”.

“Ishte diçka, si të them, eskalim i momentit nga z. Shala”, është shprehur Sejdiu.

“Është komplet e kuptueshme kur, si të them, je në një betejë politikë, në të cilën paramendon gjëra të tjera, e ndodhin të tjera”, ka thënë ai.

“E kuptoj, por s’e mirëkuptoj”, ka thënë ai, duke iu referuar Shalës. “Besoj që është diçka që s’ndodh më”, ka shtuar Sejdiu.

Ai ka theksuar se personalisht nuk e ka fyer askënd gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“S’e kam fyer e s’e kam rënduar askënd. Fyerje ka pasur, por jo nga ana ime”, ka theksuar ai.

Komento: