Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për t’u bërë gati për dy miqësoret e nëntorit.
“Dardanët” do të përballen me Armeninë më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe më 19 të këtij muaji.
Verdhekaltrit do të grumbullohen sot dhe stërvitjen e parë do ta zhvillojnë nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Selektori Alain Giresse për këto dy miqësore, që do të luhen në kryeqytet, ka ftuar kryesisht lojtarë potencialë për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen, duke i lënë kështu të lirë lojtarët kryesorë të tij.
Kjo do të jetë një mundësi ideale për trajnerin francez për ta parë nga afër kualitetin e disa lojtarëve, të cilët në të ardhmen mund të bëhen të rëndësishëm për “Dardanët”.
Kosova do të ushtrojë sot e nesër, ndërsa të mërkurën do t’i presë armenët, e më pas të shtunën Ishujt Faroe. /Gazeta Express/