Kosova dhe Danimarka do të luajnë sonte ndeshje miqësore në Prishtinë.
Tifozët besnikë të Kosovës “Dardanët” presin fitore nga Verdhekaltrit në ndeshjen e sotme ndaj Danimarkës
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte një ndeshje miqësore me Danimarkën në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila fillon në orën 19:00.
Dhe, Verdhekaltrit nuk do të jenë vetëm në duelin e sotëm.
Stadiumi i kryeqytetit pritet të jetë i mbushur, ndërsa as kësaj radhe nuk do të mungojnë tifozët besnikë – “Dardanët” , shkruan express..
Këta të fundit e kanë mbështetur gjithmonë Përfaqësuesen e Kosovës, qoftë në ndeshjet si vendëse ashtu edhe si mysafire.
Andaj, ata janë të gatshëm edhe për duelin e sontëm, ku presin fitore ndaj Christian Eriksenit me shokë.
Drejtuesit e tifozëve kryesorë të Kosovës i kanë njoftuar anëtarët e tyre rreth grumbullimit para futjes në stadium.
“’Dardanët’, gati për fitore. Takohemi të gjithë Dardanët tek parkingu mbrapa stadionit në ora 18:00!”, kanë shkruar “Dardanët” në rrjetet sociale.
Ata kanë premtuar spektakël në tribuna, si sonte, ashtu edhe në ndeshjen e së hënës ndaj Bullgarisë, me të cilën Kosova do ta nisë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.