
Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë reaguar pasi lojtari Kemal Ademi (me origjinë nga Kosova) deklaroi se do të ishte shumë i lumtur nëse do të merrte një te telefonatë nga Vladimir Petkovic.
Dardanët përmes një postimi zyrtar në llogarinë e tyre në facebook, kanë reaguar duke thënë se është koha që të merr fund një fenomen tejet negativ.
“Është koha që të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës nga manipulatorë të ndryshëm nga vende të ndryshme. Është koha që këta njerëz t’i emërojmë dhe të mos meremi më me ta në të ardhmen”, shkruhej në njoftimin e tyre.
Tutje, Dardanët gjithashtu thanë se fanella e Kosovës peshon shumë më rëndë sesa lehtësia me të cilën disa individë tentojnë ta keqpërdorin si mjet shantazhi në raport me kombëtare të tjera.
“Kemi nevojë për lojtarë që na përfaqësojnë njëmend, jo për tuxharë”, përfunduan ata.
