“Dardanët” nesër do t’i përcjellin lojtarët e Kombëtares deri në kufi.
Nesër në mëngjes Kosova pritet që të niset për në Maqedoni të Veriut ku do të luajë ndeshjen në Shkup të enjten në mbrëmje
Megjithatë, në këtë udhëtim të kombëtares kosovare pritet që ata të mos jenë vetëm pasi që me ta pritet që të udhëtojnë deri në kufi edhe “Dardanët”.
“Nesër prej orës 09:30 takohemi të parkingu i Viva Fresh të Hani Elezit, me i përcjell djemtë tonë në luftën kundër maqedonëve. Përpos maskave edhe distancës, me veti merrni shalla, bakla, flamuj”, shkruan në një postim të Lik Berishës, tifozë i dardanëve.
Nesër pritet që Kosova të udhëtojë në Shkup.
Atje pritet që Kosova ta mbaj stërvitjen e parë dhe mandej në konferencë për shtyp pritet që të dal Challandes.