Dardanët nisen për në Budapest, nesër përballen me Bjellorusinë.
Futbollistët e Kombëtarës së Kosovës janë nisur drejt Budapestit, ku nesër me fillim nga ora 20:45 do të përballen me Bjellorusinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të premten, “Dardanët” luajtën kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Nga ky takim të përzgjedhurit e Alain Giresse, nuk morën më shumë se një pikë duke luajtur pa gola, 0:0.
Kosova aktualisht gjendet në vendin e katërt në grupin I, me tre pikë.