Dardanet presin Holandën në stadiumin “Fadil Vokrri” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dardanet presin Holandën në stadiumin “Fadil Vokrri”

15:25 | 27 Tetor 2020

Kombëtarja e Kosovës për femra presin Holandën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë për femra do ta zhvilloj sot ndeshjen me Kombëtaren Holandeze në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022. Ndeshja do startojë nga ora 19:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Holandezet janë shumë të forta ku edhe mbajnë emrin si Kampione Evropiane dhe nënkampione botërore, por “Dardanet” do të hyjnë në këtë ndeshje me synim për tre pikë të plota pas barazimit javën e kaluar me Kombëtaren e Turqisë.

Kosova në këtë ndeshje hyn me shumë mungesa të formacionit bazë ku mungojnë tetë lojtare kryesore por kjo nuk do ti ndalojë ato që të arrijnë rezultat pozitiv ka thënë kapitenja e ekipit, Edona Kryeziu. “Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme,” tha ajo.

Holanda është kryesuese e grupit A me 24 pikë të tubuara ku nga tetë ndeshje të zhvilluara ka tetë fitore ndërsa Kosova qëndron në pozitën e katërt me 10 pikë ku në rast fitoreje do i shihte ato të lëviznin nga pozita e katërt në të tretën ku aktualisht është Kombëtarja e Sllovenisë.

Komento: