“Dardanët’ stërviten sot dy herë

09:59 | 21 September 2022

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë sot dy seanca stërvitore.

“Dardanët” janë grumbulluar që nga e hëna, ndërsa deri tash kanë ushtruar dy herë.

Ndërsa, Federata e Futbollit të Kosovës, në agjendën e ditës së sotme ka njoftuar se janë në plan dy seanca stërvitore.

E para do të zhvillohet në kampin nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 10:30.

Kurse, e dyta do të mbahet pasdite nga ora 16:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Alain Giresse po mundohet ta komponojë një skuadër solide, me gërshetim të lojtarëve të rinj me atë me përvojë.

“Verdhekaltrit” do ta zhvillojnë lojën e parë të shtatorit më datën 24 në Belfast ndaj Irlandës së Veriut.

Kurse, lojën e dytë të këtij muaji dhe përmbyllëse të kësaj kampanje në Ligën e Kombeve, do ta zhvillojnë më 27 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundërshtar do ta kenë Qipron.

Kosova nuk e kishte një eksperiencë pozitive në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve.

Komento: