Dardanët U18 kanë mundur Shqipërinë, e mbyll Evropianin me fitore

19:03 | 30 July 2023

Kosova mposht Shqipërinë, e mbyll Evropianin me fitore.

Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe të vetme në Kampionatin Evropianin, Divizioni B, që sonte përfundon në Portugali.

Dardanët U18 për vendin e 21-të kanë mundur Shqipërinë me rezultat 64:85 (14:17, 18:22, 13:26, 19:20).

Kosova U18 ishte për një nuancë më e mirë në periudhën e parë dhe të dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 32:39.

Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku ishin më bindës, sidomos në periodën e tretë, duke triumfuar 64:85.

Te Kosova u dalluan Jon Ismajli me 23 pikë e tetë asistime dhe Arlind Konjuhi me 27 pikë.

Komento: