Darka e shtruar nga Merkel, ja vendet që u caktuan për Thaçin e Haradinajn

22:14 | 29 April 2019

Ja vendet që u caktuan për Thaçin e Haradinajn

Nikoqirët e samitit të Berlinit Angela Merkel dhe Emannuel Macron kanë shtruar darkë për mysafirët.

Zyrtarët e Bashkimit Europian u ulën edhe një herë ballë për ballë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, këtë herë për darkë.

Samiti i Berlinit u përmbyll orë më parë derisa pas pak pritet që liderët t’u drejtohen popujve të tyre lidhur me diskutimet e zhvilluara.

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se, gjatë fjalimit të tij, i ka kërkuar Gjermanisë që të lobojë kundër ndryshimit të kufijve.

Ndërkohë Thaçi nuk tregoi nëse shtroi çështjen e ndryshimit të kufijve, të cilën e kishte paralajmëruar më parë.

Komento: