DASh: Kosova dhe vendet tjera të rajonit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka publikuar raportin e fundit mbi transparencën fiskale në botë.
Raporti, i cili i është dërguar Kongresit, thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina) janë radhitur në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.
Departamenti arriti në përfundimin se, nga 140 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) e vlerësuara, qeveritë e 72 prej tyre plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale.
“Gjashtëdhjetë e nëntë nuk plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga këto 69, megjithatë, 25 bënë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale”, u tha në raportin e DASh-it.
Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.
Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile.
*KËRKESAT MINIMALE TË TRANSPARENCËS FISKALE* / Përmbushja e “Kërkesave minimale të transparencës fiskale” nënkupton: Dokumentacioni i buxhetit kombëtar (përfshihen të ardhurat dhe shpenzimet nga ministria) dhe Kontratat dhe licencat qeveritare për nxjerrjen e burimeve natyrore (përfshihen praktikat e ofertave dhe dhënies së koncesionit).