Ukraina vazhdon të jetë një shtet i rrezikshëm.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë në Ukrainë përfshirë ata që do të marrin pjesë në luftime se përballen me një rrezik shumë real të kapjes apo vdekjes.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i departamentit të shtetit Ned Price tha se Washingtoni nuk do të jetë në gjendje të lehtësojë evakuimin e tyre.
“Ata mund të jenë subjekt i përpjekjeve të mundshme për ndjekje penale dhe mund të jenë në rrezik të shtuar për keqtrajtim,” u tha Price gazetarëve.
Mijëra persona nga mbarë bota po raportohet se kanë udhëtuar drejt Ukrainës për të luftuar forcat ruse.