DASH thirrje qytetarëve amerikanë që të “LARGOHEN TANI” nga vendet në Lindjen e Mesme

23:50 | 02 Mars 2026
dash-thirrje-qytetareve-amerikane-qe-te-“largohen-tani”-nga-vendet-ne-lindjen-e-mesme

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të “LARGOHEN TANI” nga vendet në gjithë Lindjen e Mesme “për shkak të rreziqeve serioze për sigurinë”, raporton CNN.

Atyre u është bërë thirrje të largohen “duke përdorur udhëtimet e disponueshme” nga Bahreini, Egjipti, Irani, Iraku, Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

“Amerikanët që kanë nevojë për ndihmën e Departamentit të Shtetit për të organizuar largimin , THIRRNI 24/7 në +1-202-501-4444 (nga jashtë) dhe +1-888-407-4747 (nga SHBA dhe Kanada). REGJISTROHUNI në http://step.state.gov për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së”, thuhet në postim.

Komento: