Dashuri në pleqëri: 92-vjeçari kujdeset për gruan e tij, i lyen flokët gjatë karantinës

12:21 | 02 April 2020

Dashuria nuk njeh moshë.

Lajmet në ditët e sotme kanë të bëjnë po thuajse të gjitha me koronavirusin.

Pandemia në mbarë botën po ndihmon gjithashtu në nxjerrjen në pah të heronjve të cilët përpiqen të bëjnë gjëra madhështore.

Kështu një i moshuar 92-vjeçar i lyen flokët bashkëshortes së tij gjatë karantinës, në Izrael.

Fotoja është shkrepur dhe publikuar në “Facebook” nga mbesa, Yael Shapira Avraham, e cila ka shkruar “Në çdo gjendje, gjyshi dëshiron që gjyshja ime të kujdeset per veten. Kjo është diçka që nuk shihet çdo dite”.

Komento: