‘Dashuri si në përralla”, Luizi merr në krah Kiarën dhe luajnë bashkë me njëri-tjetrin

20:27 | 24 Janar 2023

Luizi dhe Kiara po vazhdojnë të jenë ndër banorët me të preferuar për publikun shqiptar.

Ndryshe nga çdo ditë tjetër, e sotmja ishte ndryshe për Kiarën dhe Luizin. Pasi Luizi i dhuroi një puthje në faqë asaj, në kohën kur po flinte, Kiara u zgjua me ‘humor’.

Ajo dhe Luizi e nisën ditën me lojra të shumta, duke vrapuar në shtëpi. Madje Luizi e mori në krah Kiarën dhe më pas e shtriu në dhomën e gjumit.

Batutat mes tyre ishin të shumta, ndërsa edhe afrimiteti ishte më i madh, pasi kjo është hera e parë që Luizi merr në krah Kiarën.

Pamje kur Luizi e shetit Kiarën…

Komento: