Dasmat nuk po ndalen as në kohë pandemie, në Klinë e marrin nusen me motorra

23:13 | 09 Gusht 2020

Nuk i ndalë pandemida, në Klinë e marrin nusen me motorra.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh për atë se çka lejohen të bëjnë qytetarët dhe çka jo për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Sipas vendimit janë të ndaluara të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

Më shumë se pesë njerëz po ashtu nuk mund të qëndrojnë në sheshe publike apo parqe.

Por ky vendim nuk është që po respektohet aq shumë, pasi qytetarët po organizojnë dasma thuajse çdo ditë.

Një dasmë e veçantë së fundmi në kohë pandemie është organizuar në qytetin e Klinës, saktësisht më 31 korrik në fshatin Dobërdol të Klinës.

Krushqit kanë shkuar ta marrin nusen me 8 motorra, në Prishtinë.

Komento: