Dasmat nuk po ndalen, nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë infektohen me koronavirus

16:23 | 04 Gusht 2020

Nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë infektohen me koronavirus.

Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infektuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik.

Mes të infektuarve janë nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë të ftuar.

Sakaq janë ende në pritje analizat e tamponëve edhe për 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona të tyre të kontaktit, në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.

Në dasmë ishin ftuar dhe merrnin pjesë 150 të ftuar. Qeveria greke ka lejuar organizimin e festave me deri 100 persona.

Nusja, dhëndri dhe babai i tij përfunduan në spital për ndjekje mjekësore, bënë të ditur mediat greke.

Dhëndri, tregoi çfarë kishte ndodhur pas të dielës së kaluar që u martua. Ai tha se të martën nisi të kishte temperaturë e bashkë me të, nusja dhe babai i tij.

Me telefon mësoi nga dasmorë që ishin në dasmë se edhe ata kishin simptoma të ngjashme. Pasi shkuan në spital mësuan se ishin infektuar.

I riu tha se para dhe gjatë dasmës ndjeheshin mirë dhe për të mbetet mister si u infektuan.

Komento: