Daut Haradinaj-Konjufcës: Dikur bënit protesta por në pushtet e hoqët taksën 100% me Serbinë dhe i falët 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit

19:38 | 25 January 2025
daut-haradinaj-konjufces:-dikur-benit-protesta-por-ne-pushtet-e-hoqet-taksen-100%-me-serbine-dhe-i-falet-24-hektare-toke-manastirit-te-decanit

Kandidati për deputetë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i ka renditur disa nga dështimet e Qeverisë, të parit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Haradinaj i drejtohet Konjufcës duke i thënë” E hoqët taksën 100% për Serbinë. I falët 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit, ndërsa ai bashkë me Albinin vinin në protesta dikur.- E anuluat termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanët, ndërsa sot miliona euro i dërgoni në Serbi duke blerë rrymë nga mafia juaj.- E hoqët lidershipin e UÇK-së në Maqedoni dhe sollët pro-serbë e rusë.- Shqiptarët në Luginën e Preshevës i latë në mëshirë të fatit. – Ua njohët pasaportat paralele serbëve. – Votuate bashkë me “Listën Serbe” kundër ligjit për UÇK-në” shkruan Haradinaj.

Ai tutje thekson se për bashkim kombëtar nuk mund të flasim fare.

Ndërsa sa i përket arritjeve në Qeveri, Haradinaj, thotë se të njëjtit nuk kanë realizuar asnjë projekt.

Reagimi i plotë:

Tregoni dikush Glaukut që:

– E hoqët taksën 100% për Serbinë.

– I falët 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit, ndërsa ai bashkë me Albinin vinin në protesta dikur.

– E anuluat termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanët, ndërsa sot miliona euro i dërgoni në Serbi duke blerë rrymë nga mafia juaj.

– E hoqët lidershipin e UÇK-së në Maqedoni dhe sollët pro-serbë e rusë.

– Shqiptarët në Luginën e Preshevës i latë në mëshirë të fatit.

– Ua njohët pasaportat paralele serbëve.

– Votuate bashkë me “Listën Serbe” kundër ligjit për UÇK-në.

Sa për bashkimin kombëtar, nuk po flasim.

Nuk po flasim për kërkimin e faljes.

Nuk po flasim për dëmet e luftës.

Nuk po flasim për padinë ndaj Serbisë.

Nuk po flasim për fatin e të zhdukurve.

Nuk po flasim për dialogun Albin-Vuçiq dhe marrëveshjen e Ohrit.

Mos, o Glauk, se shumicën e jugosllavëve i ke në qeveri.

Apo ndoshta nuk të kanë njoftuar për këto zhvillime katërvjeçare?

Nuk të kanë njoftuar për bisedat telefonike të shefes tënde?

Për arritje nuk keni çfarë t’i thoni popullit, sepse nuk keni realizuar asnjë projekt të vetëm. Prandaj, mundoheni të polarizoni shoqërinë.

Kosova duhet të jetë e të gjithëve – dhe e tillë do të jetë!

Komento: