Daut Haradinaj përkujton Betejën e Koshares: Kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe

10:45 | 09 Prill 2026
daut-haradinaj-perkujton-betejen-e-koshares:-kjo-beteje-e-turperoi-ushtrine-serbe

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më historike të luftës çlirimtare.

Haradinaj ka theksuar se më 9 prill, gra e burra të bashkuar u nisën drejt një misioni që më vonë do të njihej si Beteja e Koshares, ndërsa në mëngjesin e hershëm Komandant Rrustem Berisha me eprorët e tij u nisën për ta thyer përfundimisht murin shqiptaro-shqiptar.

Sipas tij, nga ai mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe dhe i dha kombit shumë heronj që mbetën simbol i sakrificës për liri.

“Nga ky mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi skajshëm ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj të kësaj beteje”, ka theksuar Haradinaj.

Komento: