Daut Haradinaj: Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit

14:08 | 23 November 2024

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99.

Ai ka thënë se qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99.

Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit.

Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën.

Komento: