Daut Haradinaj: Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri

18:22 | 30 Tetor 2023
daut-haradinaj:-shkarkimi-nga-puna-i-sindikalisteve-deshmon-qarte-se-deri-ku-shkon-kjo-qeveri

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për gjetjen e një zgjidhje për minatorët.

Daut Haradinaj ka thënë se shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri.4
“Meqenëse qeveria po i injoron kërkesat e drejta të minatorëve, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakoshme për të gjetur një zgjidhje për këtë kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë sonë. Janë minatorët që e nisën fundin e Jugosllavisë. Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri”, ka thënë Daut Haradinaj.
Reagimi i plotë:

Komento: