Daut Haradinaj ka njoftuar se gjendet në Bazel të Zvicrës, ku edhe ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë atje. Haradinaj ka shkruar se sa herë që takohet me ta e sheh shpresën e tyre për Kosovën.
Ai ka shkruar se Kosova bëhet fituese me punë dhe me mbajtje të lidhjeve të forta mes mërgatës dhe Kosovës.
“Kosovën e bëjmë bashkë fituese, përtej fjalëve, por më punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me zemrën e Kosovës, mërgatën e saj.100 herë faleminderit për besimin tuaj në vizionin tonë!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Falënderim e mirënjohje strukturave të reja të zgjedhura të nëndegës së Aleancës në Bazel dhe Baseland, Kryetarit Asman Krasniqi, nënkryetarit Fatmir Hylaj, Sekretarit Haki Sutaj, Arkatarit Florim Hylaj, dhe anëtarëve të kryesisë së zgjedhur; Hysen Sylaj, Dukagjin Ademaj, Halil Shabanaj, Nimon Mushkolaj, Visar Selmanaj, Alban Nimonaj dhe Shpëtim Braha.
Kosovën e bëjmë bashkë fituese, përtej fjalëve, por më punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me zemrën e Kosovës, mërgatën e saj.
100 herë faleminderit për besimin tuaj në vizionin tonë!