
Deputeti dhe politikani kosovar Daut Haradinaj ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje ndaj studentëve shqiptarë në Maqedonin e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ai ka ftuar qytetarët që të bashkohen të hënën, më 18 maj, në ora 16:30, në mbështetje të studentëve shqiptarë, duke theksuar se kjo çështje lidhet me dinjitetin, barazinë dhe respektimin e të drejtave themelore.
“Nuk mund të ketë drejtësi pa gjuhën shqipe. Nuk mund të ketë shtet të barabartë kur shqiptarëve u mohohet e drejta për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare”, thuhet në reagimin e tij.
Tubimi do të mbahet të hënën, më 18 maj, duke filluar nga ora 16:30.