Daut Haradinaj thotë se edhe Kosova duhet t’i qetë kushte Serbisë, ashtu siç po bën ajo.
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj tha sot në seancë se për herë të parë e kanë një platformë dhe një ligj që iu jep kompetenca delegacionit për bisedime.
Sipas tij nëse Serbia qet kushte për dialogun atëherë duhet edhe Kosova t’i ketë kushtet e veta.
“Po bëhet një presion shumë i madh për taksën, ndërsa Kosova nuk e qiti kusht dosjen e të zhdukurve. Kosova nuk qiti kusht kush e bëri krimin në rastin ‘Panda’ në Pejë.
Si rezultat i krejt kësaj ne e kemi platformën ku i kemi detyrat e delegacionit. Edhe delegacioni i Kosovës duhet të fillojë ta ngrit zërin ndaj Serbisë, nëse ata na qesin kushte duhet edhe ne”, tha Haradinaj.
Ndryshe seanca për platformën për dialogun po zhvillohet pa praninë e partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes.