Daut Haradinaj thotë se pse duhet të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit

15:02 | 17 July 2019

Reagon Daut Haradinaj- tregon se pse duhet të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK’së ka folur në lidhje me debatet e fundit rreth ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka folur kundër ndërtimit të kësaj autostrade. Ndërsa mbrëmë Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror, Fatmir Matoshi që është nga partia AKR, ka thënë se ndoshta do ishte më mirë të investohej në ekonomi dhe jo të ndërtohen më shumë autostrada.

Për këtë ka reaguar deputeti Daut Haradinaj.

Në një shkrim në Facebook ai ka përmendur fakte për të treguar se pse rajoni i rrafshit të Dukagjinit ka nevojë për një infrastrukturë të zhvilluar. Ai gjithashtu ka kërkuar një reagim nga kryetarët e komunave të këtij rajoni.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Disa statistika të autostradës.

Lidhja e 5 komunave të Dukagjinit nënkupton rreth 624.000 banorë.

Në projektet e realizuara deri më tani, përkthy në lëvizje të automjeteve ka qenë :

Në një regjion te caktuar që autostrada është në përfundim janë rreth 5000 automjete në 24 orë, ndërsa në autostradën e Dukagjinit, në muajt: qershor,korrik dhe gusht janë 20.000 automjete në 24 orë.

Për të gjithë skeptikët e këtij projekti kapital, duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik deri sa nuk ka infrastrukturë, për më tepër kur në regjionin e Dukagjinit janë Alpet Shqiptare, potenciali më i madh i Kosovës për turizëm 12 mujor.

Edhe Dukagjini e meriton të trajtohet si krejt Kosova.

Ju bëj thirrje Kryetarëve të Komunave dhe Deputetëve të Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit që ta ngrisin zërin.

Komento: