Daut Haradinaj tregon se kur Kosova do të jetë e NATO-s

08:37 | 20 December 2018

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas 10 vjetësh Kosova do të jetë anëtare e NATO-s.

Ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë
Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se ushtrisë së Kosovës mund t’i ndërrohet emri në të ardhmen.

Ai ka thënë se kjo mund të bëhet me ndryshime kushtetuese.

“Në një të ardhme, kurdo që vjen ajo ditë, do të ishte mirë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se edhe sikur Kosova ta bënte ushtrinë fillimisht nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, prapë do t’i duheshin tri ligjet e miratuara javën e kaluar nga Kuvendi.

“E kemi ushtrinë, tash duhet t’i krijojmë kapacitetet”, ka deklaruar ai.

“Sot 10 vjet ne do të jemi anëtar i NATO’s me të drejta të plota, sikur çdo shtet i rajonit”, ka thënë Haradinaj.

Komento: