Daut Haradinaj, veteranëve: Vetëvendosje me Radojiçiqin e ndalën benefitin që ju e meritonit

18:36 | 10 October 2024
daut-haradinaj,-veteraneve:-vetevendosje-me-radojiciqin-e-ndalen-benefitin-qe-ju-e-meritonit

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Milan Radoiçiq, kanë ndaluar një benefit të merituar nga veteranët.

Daut Haradinaj përmes Facebook, ka thënë se bashkë në një kohë i kemi zbrapsur shefat e tyre që ishin shumëherë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit.

“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni merzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur!

Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arrit me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zbrapsur shefat e tyre që ishin shumëherë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se soji i tyre janë pengesë e vogël krahasuar me atë që kishin dikur.

“Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë”, është shprehur ai.

Komento: