Daut Haradinaj vlerëson figurën dhe kontributin e Mehmet Osajt

19:56 | 22 Dhjetor 2025
Daut Haradinaj vlerëson figurën dhe kontributin e Mehmet Osajt

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Mehmet Osajt, duke e cilësuar atë si një personalitet shumëdimensional dhe shembull të qëndresës e përkushtimit ndaj lirisë.

Përmes një postimi publik, Haradinaj theksoi se Osaj ka qenë i përfshirë në lëvizjet politike kundër Jugosllavisë që nga vitet ’90, si një nga themeluesit e rezistencës paqësore dhe, gjatë luftës, udhëheqës i kësaj rezistence në Deçan. Sipas tij, veprimtaria e Mehmet Osajt përfaqëson guxim, vendosmëri dhe angazhim të pandërprerë për çlirimin dhe ndërtimin e vendit.

Haradinaj nënvizoi gjithashtu se Osaj ka ushtruar funksione të shumta në shërbim të qytetarëve, gjithmonë me përgjegjësi dhe besnikëri, duke e veçuar atë si një nga aktivistët më të devotshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Jemi të nderuar dhe krenarë të të kemi në krah,” ka përfunduar Haradinaj, duke ritheksuar rëndësinë e figurave me përvojë dhe integritet në angazhimin politik të AAK-së.

Komento: