Daut Hardinaj mbjell flokët, shikoni si po duket

16:45 | 05 Janar 2020

Edhe Daut Haradinaj ka bërë një ndërhyrje estetike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, për legjislaturën e re, Daut Haradinaj, para disa javësh i është nënshtruar një ndërhyrje estetike për mbjelljen e flokëve, shkruan magazina.

Haradinaj i cili nuk është shfaqur në publik tash e një kohë, mungoi edhe në seancën konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor dhe ai pritet të rikthehet jetës publike sapo stili i ri i flokëve të marrë formë.

Një një fotografi të publikuar këto ditë nga miqtë e tij, shihet se flokët e rinj të Haradinajt, tashme veç kanë nisur të dalin.

Ndryshe, edhe meshkuj të tjerë nga jeta publike ka kohë që e kanë bërë një ndërhyrje të ngjashme.

Komento: