Dauti ia jep lamtumirën e fundit ish- mikut të tij të luftës

14:00 | 02 January 2019

Sot, i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hysenit që ndërroi jetë ditë më parë.

Daut Haradinaj i ka bërë nderimet e fundit ish luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni.

Deputeti i AAK-së ka qenë në Pejë ku në ceremoninë nderuese për Avni Hysenin lartësoi figurën e tij prej çlirimtari.

“Lamtumirë Avni” janë fjalët e fundit që Haradinaj i ka për ish mikun e tij të luftës e paqes.

Komento: